Rozë

Fisnik Syla i del në mbrojtje Fjolla Morinës

Këngëtarja Fjolla Morina dhe bashkëshorti, Fisnik Syla

Artistja e njohur, Fjolla Morina, është ndër më të komentuarat në faqet rozë.

Ajo kohëve të fundit ka filluar që të shpërndajë fotografi, duke i bashkëngjitur përshkrime provokuese.

Së fundmi ajo ka publikuar një imazh atraktiv, derisa i është drejtuar ndjekësve të saj: “Ka i keni burrat sonte loçka?”

Një nga komentuesit vazhdoi batutën e saj duke i shkruar këngëtares, “Ku e ke Fisnikun, loçkë?”

Po në këtë koment ka reaguar edhe Fisnik Syla i cili i doli në mbrojtje Fjollës.

 “Këtu hala tu u kull”, ka shkruar ai në përgjigje.

Ndryshe, Fjolla dhe Fisniku u martuan në Maldive në vitin 2020.

Në anën tjetër, Fjolla ka disa javë që është liruar nga paraburgimi, pas arrestimit në korrik të këtij viti./SHQIP.com