Kulturë

“Fishkëllimat e vdekjes”, mbrëmje poetike në kujtim të poetit Xhevdet Bajraj

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit në bashkëpunim me Ambasadën e Kosovës në Shqipëri, do të organizojnë mbrëmje poetike në nderim të poetit Xhevdet Bajraj.

Organizimi “Fishkëllimat e vdekjes”, do të mbahet të martën më 26 korrik prej orës 19:30, në mjediset e Ambasadës së Kosovës e ku janë të ftuar personalitete të Shqipërisë dhe të Kosovës, thuhet në njoftimin e qendrës.

Xhevdet Bajraj ishte një poet dhe skenarist shqiptar etnik kosovar që ka banuar në Meksikë.

Ai vdiq me 22 qershor të këtij viti.