Finalja me Pejën: Interesim i madh i tifozëve të Trepçës për bileta
Publikuar:
(03.05.2023 10:33:44)

“Torcida” njihet si një nga tifo grupet më të zjarrta në Kosovë.
Tifozët mitrovicas nuk mungojnë asnjëherë nëpër palestra për të mbështetur ekipin e tyre të zemrës.
Andaj, ata edhe sot janë grumbulluar në numër të madh për të blerë biletat.
Madje edhe katër orë para se të nis shitja e tyre. Sonte me fillim nga ora 20:00, fillon seria finale e playoff-it.
Në “Minatori” do të përballen Trepça dhe Peja.

/Shqip.com