Lajme

Fillon procesi mësimor në disa shkolla në Kamenicë

Ilustrim

Procesi mësimor ka filluar në disa shkolla të Komunës së Kamenicës.

Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar zëdhënësja e kësaj komune, Lidiona Marovca.

Marovca tha se aktualisht janë duke bërë vizita nëpër shkolla të Kamenicës, dhe disa prej tyre kanë filluar pjesërisht mësim në disa paralele.

“Jemi duke e përcjellur situatën nga afër, në disa shkolla ka nisur procesi mësimor dhe aktualisht jemi në vizitë në shkollën “Hasan Prishtina në Bustavë. Ka edhe shkolla të tjera të cilat kanë nisur procesin mësimor por pjesërisht me disa paralele”.

Marovca tha se vendimi për tu hapur shkollat në Komunën e Kamenicës ka ardhur pas mbledhjes së katër komunave të udhëhequra nga Vetëvendosja.

“Nuk e dimë saktë se sa shkolla ka filluar procesi mësimor por që do të ju informojmë ndërsa, për të filluar procesi mësimor është dakorduar në mbledhjen e mbajtur në mes kryetarit të Gjilanit, Alban Hysenaj, atij të Podujevës, Shpëjtim Bulliqit, të Shtimës, Qemajl Ali së bashku me kryetarin e Kamenicës, Kadri Rrahimaj”.

Kurti në Podujevë: Shkolla duhet të jetë vendi ku fëmijët mesojnë – SHQIP.com

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme ka filluar procesi mësimor në Komunën e Podujevës.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka qenë në vizitë atje si dhe së bashku me kryetarin Shpejtim Bulliqin kanë shpërndarë tekste shkollore për nxënësit.

Tahiri: Kryeministër mos i përçaj komunat, sindikalistët po presin për dialog social – SHQIP.com

Ndërsa, shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës i ka thënë Kurtit që të mos i përçaj komunat por që të takohet me sindikalistët për një dialog social./Shqip.com