Lajme

Kurti në Podujevë: Shkolla duhet të jetë vendi ku fëmijët mesojnë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë ditës së sotme ka vizituar shkollën “Enver Maloku” në Podujevë.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti tha që së bashku me kryetarin e kësaj komune Shpejtim Bulliqin, kanë uruar nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor si dhe kanë ndarë së bashku tekstet shkollore.

“Në shkollën “Enver Maloku” në Podujevë, bashkë me Kryetarin e Komunës Shpejtim Bulliqi, uruam nxënësit për vitin e ri shkollor. Po ashtu, pamë nga afër edhe ndarjen e teksteve shkollore për nxënësit e klasës së pare”, shkroi Kurti.

Tutje, Kurti tha se shkolla është vendi ku nxënësit vijnë e mësojnë e jo të gjinden dyert e mbyllura e klasat e zbrazëta.

“Shkolla është vend ku mësohet, ku jepet mësim dhe ku fëmijët edukohen, bëhen më të ditur e më të mençur, andaj edhe shkolla duhet të jetë vendi ku vijnë nxënësit të mësojnë e jo t’i gjejnë dyert e mbyllura e klasat e zbrazëta”.

Lexo edhe:

Drejtori i Arsimit në Podujevë: Shkollat vendosen që nesër të fillojnë procesin mësimor

Përkundër faktit se Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Kulturës, ka njoftuar se edhe sot është greve e cila do të vazhdojë deri në një afat të caktuar, shkollat në Podujevë kanë nisur procesin mësimor.

Kjo është bërë e ditur edhe nga vet drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Podujevë, Avni Fetahut.

Mbrëmjen e djeshme, Fetahu përshëndeti vendimin e shkollave që procesi mësimor dhe viti i ri shkollor do të fillojë që nga e hëna në Podujevë.

Lexo edhe:
Tahiri: Kryeministër mos i përçaj komunat, sindikalistët po presin për dialog social

Ndërsa, për vizitën e Kurtit në Podujevë ka reaguar shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri.

Përmes një postimi në Facebook, Tahiri i tha Kurtit që të mos I përçaj komunat por të takohet me sindikalistët për një dialog social.

Shqip.com
Çmimet e derivateve në Kosovë Çmimi maksimal i lejuar për secilin produkt të naftës.
  • Dizel: 1.61
  • Benzine: 1.34
  • Gas: 0.76
Sot : 30/09/2022