Lajme

Tahiri: Kryeministër mos i përçaj komunat, sindikalistët po presin për dialog social

Kreu i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ju është drejtuar kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit duke i thënë që t’i mos i përçaj komunat dhe t’i takojë grevistët.

Përmes një postimi në Facebook, Tahiri reagoi pas vizitës së Kurtit në Podujevë.

“Mos përçaj! Sot, Kryeministri paska shkuar ne Podujevë, nesër, në Gjilan e gjatë javës në Dardanë e Shtime. Kryeministër, mos i përçaj komunat, takoji grevistët se fragmentizimi është dobësim i institucioneve dhe i shtetit”, tha Kurti.

Tutje, Tahiri tha se sindikalistët po presin për takim dhe dialog social.

Lexo edhe:
Drejtori i Arsimit në Podujevë: Shkollat vendosen që nesër të fillojnë procesin mësimor

Dje, gjatë mbrëmjes, drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Podujevë, Avni Fetahu, njoftoi se shkollat kanë rënë dakord që procesi mësimor të fillojë që nga dita e hënë.

Lexo edhe:
Ndryshe nga Drejtoria e Arsimit, Sindikata thotë se greva do të vazhdoj në Podujevë

Ndryshe nga Fetahu, kryetari i Sindikatës së Arsimit në Podujevë, Fadil Halimi tha se greva nuk do të ndalët dhe do të vazhdohet në oraret e parapara në udhëzimin për grevistët.

Po ashtu, edhe kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj është shprehur i bindur se greva do të vazhdojë deri sa Qeveria të reflektojë ndaj kërkesave të grevistëve ose të ulët dhe të dialogoj me ata.

Sipas Jasharajt, greva një ditë do të ndalet, por kjo do të ndodhë atëherë kur e kërkon anëtarësia dhe të mundësohet dialogu me Qeverinë.

SBASHK-u dhe sindikatat e tjera në Kosovë, janë që nga 25 gushti në grevë të përgjithshme përkundër kërkesave të ministrive dhe Qeverisë që grevat të ndalen e sidomos procesi mësimor të fillojë sa më shpejtë që është e mundur./Shqip.com