Rozë

Fifi tregon se kur është njohur për herë të parë me të dashurin

Këngëtarja e njohur shqiptare Filloreta Raçi, e njohur si Fifi, ka pak kohë që kur ka bërë publike një lidhje të re.

Fifi, ka zyrtarizuar lidhjen me biznesmenin nga Shqipëria, Adis Patushi, i cili është edhe ish bashkëshorti i modeles Adrola Dushi.

Në një pyetësor që Fifi ka hapur në Instastory, për ndjekësit e saj, ajo u pyet se kur është njohur për herë të parë me Adisin.

Ndërkaq, Fifi, as nuk ka refuzuar të përgjigjet në lidhje me këtë.

“Shumë pak ditë pasi kam dalur nga Big Brother VIP”, është shprehur ajo.

Fifi ishte futur në shtëpinë e Big Brother Vip, mirëpo për shkak të disa problemeve shëndetësore është larguar.