ShqipBizz

Fifi thumbon ish-të dashurin

Këngëtarja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi – Fifi, është përfolur në mediat rozë kohë më parë për një lidhje të mundshme me një djalë të quajtur Xhulio, shkruan Shqip.com.

Ai dikur ishte i vetmi person që ajo ndiqte në Instagram dhe kështu lindën dyshimet se mes dyshes kishte diçka më shumë se miqësi, por dyshja tashmë nuk e ndjekin më njëri-tjetrin, pasi që Xhulio thuhet se është duke krijuar një lidhje tjetër dashurie.

Fifi në anën tjetër ka hedhur “thumba” ndaj dikujt në një përgjigje të dhënë në InstaStory, duke lënë të kuptohet për fansat se është fjala për ish-të dashurin.

“A mbahet lidhja në distancë?”, ishte pyetja e një prej ndjekësve, së cilës ajo iu përgjigj: “Ah jo…nuk mbahet valla. Se po rrejshin po të këputeshin”.

Ajo më tej, është përgjigjur edhe në një story tjetër, ku ka treguar për dashuri të njëanshme.

“Më ka pas rastisur ta dua dikë, lejë që s’me ka dashur po as respekt nuk kishte pasur për mua! Kështu që përgjigjen a do e doje s’ta jap dot se ndjenjat me buton nuk janë, por të paktën jam munduar mos me e fikë butonin e shpresës. Zoti të merr diçka e të jep atë që e meriton. E unë jam momentalisht në mesin e njerëzve qe dua”, ka shkruar këngëtarja në përgjigjen e saj./Shqip.com