Rozë

Fifi reagon pas ‘ndarjes’ së Donaldit dhe Beatrixit

Beatrix Ramosaj dhe Donald Veshaj

Lidhjes pak më shumë se dy mujore mes Beatrixit dhe Donaldit, brenda shtëpisë së Big Brother, duket se i ka ardhur fundi.

E gjithë kjo pasi këngëtarja është ndjerë e zhgënjyer nga fjalët që ka dëgjuar në prime, ku Donaldi kishte diskutuar me Egzonën për të.

Ata pas programit kanë pasur një sqarim të gjatë ,ku Donaldi është shprehur se në këtë pikë të lojës është më mirë që secili prej tyre ta vazhdojë rrugëtimi i vetëm.

Filloreta Raci

Pas kësaj ka pasur reagime të shumta nga personat jashtë shtëpisë një nga ta është edhe këngëtarja Fifi.

Ndonëse se ajo është mikeshë e mirë të e dyshes ajo i ka dalë në krahë Trixës, e cila nuk është duke u ndjerë mirë emocionalisht- siç është shprehur.

“Bebi jem, jam këtu” – shprehet Fifi përmes një inserti me momentet më të mira brenda shtëpisë të saj dhe Beatrix.

Se çfarë do të ndodhë më dyshen dhe a do të pajtohen mbetët të shihët./SHQIP.com