Rozë

Fifi flet për Adrola Dushin: Është më e bukura në shqiptari, nëse e shani do ju bëjë “block”

Këngëtarja e njohur kosovare Filloreta Raçi – Fifi prej disa muajsh ka bërë publike lidhjen e saj të dashurisë me biznesmenin nga Shqipëria, Adis Patushi.

Adisi ish-burri i Miss Shqipëria, Adrola Dushi, me të cilin kanë edhe një fëmijë bashkë.

Këngëtarja shumë shpesh është kritikuar nga komentuesit me mesazhe negative për lidhjen e saj.

“Sikur puna e mesazhit paraprak marrë minimalisht 100 në ditë. Tmerr do të thotë”, tha në njërin postim 27-vjeçarja.

Tutje, ajo ka treguar mendimin e saj për Adrola Dushin, fëmijën e Adisit dhe shumë gjëra rreth lidhjes së saj.

Më poshtë mund t’i shihni deklaratat e saj të publikuara në Instastory në profilin e saj në Instagram.