Rozë

Fifi e konfirmon lidhjen me ish-bashkëshortin e Adrola Dushit, puthen në publik

Filloreta Raçi dhe Adis Patushi

Këngëtarja dhe tekst shkruesja Filloreta Raçi-Fifi së fundmi ka konfirmuar romancën që po përjeton me Adis Patushin.

Derisa ishte duke kënduar në një ndenjë në Shqipëri, publiku i kërkoi Fifit të shkëmbejë puthje me partnerin e saj.

E një gjë të tillë ajo dhe Adis-i e bënë me shumë pasion.

Në një video të publikuar nga ‘IconStyle’,  Fifi shihet teksa i dhuron një puthje partnerit të saj të ri, Adis Patushi gjatë kohës sa ishte duke performuar në skenë, teksa i gjithë publiku brohoriti për çiftin e ri.

Adis Patushi është ish-bashkëshorti i Adrola Dushit, me të cilën ka edhe një djalë./Shqip.com