Rozë

Fifi: Do të jetë ofendues për shqiptarët e Kosovës nëse këndon Bregoviq

Këngëtarja, Fifi

Këngëtarja Filloreta Raçi-Fifi, ka kërkuar që të bojkotohet koncerti në Korçë ku do të këndoj këngëtari serb, Goran Bregovic.

Ajo përmes një shkrimi në InstaStory ka thënë se do të jetë ofendim për shqiptarët e Kosovës nëse ai këndon në Korçë

Fifi ka thënë së gjatë luftës në Kosovë serbët kanë dëgjuar këngët e tij.

“Po besoj se do të jetë shumë fyese e ofenduese për shqiptarët e Kosovës nëse ai këndon në Korçë. Gjatë gjithë luftës në Kosovë çetnikët janë ushqyer me këngët e këtij dhe kanë bërë masakra me vëllezërit, motrat, fëmijët, nënat dhe pleqtë kosovarë. Po uroj shumë të bëhet bojkot ky organizim se fundi nuk besoj se do të jetë i mirë”, ka shkruar ajo.

Ndryshe, kundër përformancës së tij janë shprehur numër i madhe i artistëve shqiptare.

Ndërsa, Capital T dhe Dafina Zeqiri kanë anuluar pjesëmarrjen e tyre me të mësuar për ftesën që i është bërë këngëtarit serb.

“E ndjeva të rrugës të reagoj për eventin e Festës së Birrës në Korçë për shkak se isha i ftuar të bëj hapjen e atij evenimenti dhe realisht isha shumë i lumtur të jem aty afër njerëzve që e duan muzikën dhe prezencën time aty. Por kur pashë se një artist serb siç është Goran Bregovic prej të cilit janë inspiruar forcat serbe dhe i kanë kënduar këngët e tij gjatë luftës në Kosovë, atëherë u detyrova të anuloj performancën time”, ka deklaruar ai./SHQIP.com