Rozë

Fifi befason me mesazhet për Donaldin dhe Monikën para finales në Big Brother

Fifi, Donald Veshaj dhe Monika Lubonja

Sonte në Big Brother do të këtë befasi të shumta.

Kjo pasi dy nga banorët do të largohen na shtëpia pasi katër nga ta do të shkojnë në finale.

Në nominim janë katër banorë: Donald Veshaj, Arjola Demiri, Einxhel Shkira  dhe Monika Lubonja.

Në lidhje më këtë kanë filluar edhe përkrahjet për të preferuarit e tyre.

Njëri nga ta është edhe Fifi e cila ka shprehur mbështetjen për Monikën dhe Donaldin me nga një postim në storien e saj në Instagram duke shkruar se të dy i dëshiron në finale.

“Ju dua dhe deri me datën 18 nuk dua të iu shoh jashtë asnjërin”, ka shkruar Fifi duke mos dhënë detaje se përse ata të dy janë të preferuarit e saj.

“Kam qajtur, kam qesh me juve.. kam bo llafe me juve.. jemi sha edhe në fund jena përqafu e jena dashtë e duhemi. Na kanë sha të gjithë, por të gjithë e dinë poashtu sa të drejtë jemi.. sa të sinqertë jemi..ahh, e vërtetë, jo të gjithë na pranojnë sepse ua kujtojmë veten, fasadën dhe dobësitë që i fshehin përditë për mos me ua pa tjerët”, shkruan tutje Fifi.

Nuk dihet se kush nga ta do të shkojë në finale se bashku me Ilirin dhe Beniadën./SHQIP.com