FIFA ndalon himnin dhe flamurin rus, i zhvendos ndeshjet e Rusisë në shtëpi në vende neutrale
Publikuar:
(27.02.2022 23:44:59)

FIFA i është përgjigjur pushtimit të Ukrainës duke i treguar Rusisë që t’i luajë ndeshjet në shtëpi në vende neutrale dhe duke e ndaluar flamurin kombëtar dhe himnin nga ndeshjet e futbollit.
Organi udhëheqës i futbollit tha që ekipet ruse do të luajnë si “Unioni i Futbollit i Rusisë”, raporton Al Jazeera
Po ashtu tha që do të vazhdojë dialogun me organizatat e tjera të sportit të vendosin masa tjera “përfshirë përjashtimin potencial nga garat”.
UEFA më herët ia hoqi të drejtën Rusisë që ta organizojë finalen e Ligës së Kampionëve si dhe Polonia refuzoi të luajë kundër tyre në play-off pas sulmit në Ukrainë.