Sport Ndërkombëtar

Polonia refuzon të luajë kundër Rusisë në Botëror

Kapiteni i kombëtares polake, Lewandowski,

Polonia nuk do luajë më 24 mars kundër Rusisë në play-off të Kampionatit Botëror të futbollit.

Presidenti i federatës së futbollit polak ka thënë që kjo vjen pas pushtimit të Ukrainës, raporton Yahoo Sports.

“Koha për diskutime ka përfunduar. Është koha për veprim. Për shkak të përshkallëzimit të agresionit rus në Ukrainë, ekipi polak nuk parasheh të luajë në play-off kundër Rusisë”, shkroi presidenti Cezary Kulesza, duke shtuar që ishte “opsioni i vetëm i korrekt”.

Ky vendim vjen pasi që kapiteni i kombëtares polake, Lewandowski, kishte shkruar se do të ia kumtojë vendimin e tij dhe bashkëlojtarëve.

“Çdo gjë që është e bukur në futboll është kundër çka sjellë lufta. Për te gjithë njerëzit që e vlerësojnë lirinë dhe paqen kjo është një kohë e solidaritetit me viktimat e agresionit ushtarak në Ukrainë”, kishte shkruar Lewandowski në Twitter.

“Si kapiten i Kombëtares do të flasë me bashkëlojtarët rreth takimit me Rusinë, në mënyrë që të gjejmë një pozicion të përbashkët në këtë pyetje dhe t’ia prezantojmë presidentit te federatës sa më shpejtë që është e mundur”.

UEFA e dënoi Rusinë të premten duke ia hequr të drejtën ta organizojë finalen e Ligës së Kampionëve dhe e zhvendosi në Paris.

Konflikti hyri në ditën e tretë të shtunën pasi që lideri rus Putin lëshoi një pushtim të plotë që ka vrarë shumë njerëz, duke i detyruar më shumë se 50 mijë njerëz ta lënë Ukrainën për vetëm 49 orë dhe ngjalli frikë për një konflikt më të gjerë në Evropë./SHQIP.com