Sport Ndërkombëtar

Finalja e Ligës së Kampionëve zhvendoset nga Rusia në Paris – shkaku i konfliktit

Finalja e Ligës së Kampionëve

UEFA ka zhvendosur ndeshjen e saj kryesore të futbollit, finalen e Ligës së Kampionëve, nga Shën Petersburg në Paris.

Vendimi për të zhvendosur lojën jashtë Rusisë u mor të premten në mëngjes në një takim të jashtëzakonshëm të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, të mbajtur në përgjigje të “përshkallëzimit të rëndë të situatës së sigurisë në Evropë”.

Finalja e kompeticionit më prestigjioz evropian për klube do të luhej në Shën Petersburg më 28 maj.

UEFA shprehi “falënderime dhe vlerësim” në drejtim të Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, për “mbështetjen e tij personale dhe vendosmërinë që ta ketë ndeshjen më prestigjioze të futbollin evropian për klube të zhvendosur në Francë në një kohë krize”.