Sport Shqiptar

FFK mban zgjedhjet sot – mes shumë polemikash

FFK

Sot mbahet Kuvendi i Rregullt Zgjedhor i FFK-së me fillim nga ora 11:00.

Kuvendi do të mbahet në selinë e FFK-së dhe pa praninë e mediave.

Vetëm një transmetues do të jetë prezent dhe asnjë gazetarë, me arsyetimin e mungesës së hapësirave të mjaftueshme.

Një mendim me federatën më të madhe në vend nuk e ka Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

Ata përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare kanë dënuar këtë vendim duke thënë se ngjarje të tilla janë mbuluar edhe më herët nga mediat.

Po ashtu, AGK-ja i ka bërë thirrje FFK-së që të rishqyrtojë vendimin dhe t’u lejojë gazetarëve ta kryejnë punën e tyre.

Përndryshe, zgjedhjet e sotme do të kenë vetëm një kandidat, kryetarin aktual Agim Ademin.

Ademi kishte konkurrent Gramoz Vokrrin, por që këtij të fundit iu mohua kandidimi nga Komiteti Ekzekutiv, pasi që 16 nënshkrimet e dorëzuara nuk ishin të rregullta sipas tyre.

Deri më tani në opinionin publik kishte pasur debat rreth ligjshmërisë së thirrjes së këtij kuvendi, mirëpo gjikthçka heshti para vendimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Ky do të jetë mandati i dytë për Ademin që e pasoi Fadil Vokrrin në korrik të vitit 2018, pa u mbushur ende një muaj nga vdekja e legjendës ne qershor të atij viti.

Edhe atëbotë ai ishte i pa konkurrent në kandidaturë. /Shqip.com