Sport Ndërkombëtar

DFB u lejon lojtarëve trans të zgjedhin vetë skuadrat e femrave ose meshkujve

(Foto: Revierfoto/Imago)

Futbolli gjerman është i vendosur të lejojë lojtarët transgjinorë, interseks dhe jobinarë të vendosin nëse do të luajnë në ekipet e meshkujve apo femrave.

Në kontrast me sportet e tjera që po shtrëngojnë rregullat, Federata Gjermane e Futbollit (DFB) është e vendosur të zbatojë këto rregullore të reja.

Kjo do të thotë se ata nuk do të jenë më të ‘lidhur’ nga të dhënat personale të identifikimit, të tilla si certifikatat e lindjes, raporton Suddeutche Zeitung.

DFB

Të enjten, DFB miratoi rregulloren e re për lojtarët me status civil “të ndryshëm” ose “të paspecifikuar”.

“Ajo vlen edhe për lojtarët transgjinorë të cilët tani mund të ndryshojnë në një kohë të vetë-përcaktuar ose të mbeten fillimisht në ekipin në të cilin kishin luajtur më parë,” tha DFB.

“Për sa kohë që aktiviteti sportiv nuk ndikon në shëndetin e personit gjatë kohës që ai merr mjekim, personi mund të marrë pjesë në lojë, prandaj rregullorja e re përjashton rëndësinë e dopingut”, u tha tutje.

(Foto: Alamy)

Rregullat, do të hyjnë në fuqi në mbarë vendin për fillimin e sezonit të ri dhe do të përfshihen në futbollin e të rinjve, futsallit dhe amatorit në Gjermani.

“Përvoja ka treguar se kjo nuk e rrezikon integritetin e konkurrencës”, shtoi DFB.

“Në fund të fundit, të gjithë njerëzit kanë forca dhe aftësi të ndryshme fizike që çojnë në sukses vetëm së bashku në një ekip, pavarësisht nga gjinia”.

Ndërsa, qasja e e federatës gjermane është në kontrast të plotë me organet e tjera qeverisëse, që po shtrëngojnë rregullat rreth grave transgjinore që konkurrojnë në sportin e grave.

Lexo edhe:
Atletët transgjinorë ndalohen të garojnë në not

Nga ana tjeër, organi drejtues botëror i notit, FINA, kohët e fundit votoi për të ndaluar gratë transgjinore nga garat elitare të femrave nëse ato kanë përjetuar ndonjë pjesë të pubertetit mashkullor. /Shqip.com