Sport Ndërkombëtar

Festë dhe rekord për “aspirinat”, Leverkuseni i Xhakës ngre trofeun pa asnjë humbje. Reus “lamtumirë” me gol

Kampionati në Bundesligë luajti sot ndeshjet e javës së fundit, ku tashmë u dhanë verdiktet përfundimtare. Kampionët e Gjermanisë, Leverkusen triumfuan 2-1 ndaj Augsburg, duke ruajtur pathyeshmërinë prej 34 ndeshje pa humbje.

Ata mbeten të pamposhtur prej 51 ndeshje përfshirë edhe kompeticionin e Europa League.

Festë e merituar për kapitenin Granit Xhaka dhe shokët e tij.

Bayern Munchen u mund 4-2 nga Hoffenheim, duke bërë që bavarezët të renditen përfundimisht në vendin e 3-të, ndërsa në të dytin është Suttgart, pas sukesit 4-0 ndaj Gladbah.

Vendi i katërt i takon Leipzig (2-2 ME Frankfurt), sakaq në Champions shkon edhe Dortmund (4-0 ndaj Darmstadt). Frankfurt shkon në Europa League, ndërsa Hoffenheim në Play Off të Conference League.

Dramë e madhe në fundin e tabelës, ku Union Berlin siguroi qëndrimin mes më të mirëve vetëm në fundin e sfdiës ndaj Freiburg (2-1). Pas Darmstadt dhe Koln, në Bundesliga 2, shkon Bochum.

/Shqip.com