Festa e veçantë e Ylber Ramadanit me bluzën e Adem Jasharit: Kurrë ndonjëherë s’jam ndjerë si sot!
Publikuar:
(18.11.2023 00:26:30)

Mesfushori i Kombëtares, Ylber Ramadani e ka festuar kualifikimin e Shqipërisë për në Europian me imazhin e heroit Adem Jashari të stampuar në bluzë.
Ai ka thënë se kurrë ndonjëherë në karrierë s’është ndjerë si ditën e sotme.
“Kjo bluzë e ka pasur luftëtarin që ka luftuar. Jam i lumtuar që në fund u kualifikuam. Kurrë në karrierë përpara ndeshjes nuk jam ndjerë nervoz si sot. Kurrë në karrierë nuk jam ndjerë kështu pas ndeshjes.
Kemi një harmoni të madhe në grup. E kam shijuar çdo ndeshje të Kombëtares, por këtë më tepër. Kam bërë krenar të gjithë shqiptarët, familjen time dhe vajzën time që po na ndjek tani”, tha Ramadani.
/Shqip.com