Rozë

Fero e fajëson Mozzik-un për sherret që kishte me Noizyn, S4MM-in dhe Gjikon

Fero dhe Mozzik

Kënga e re e Unikkatil, e ka aktivizuar Feron i cili nuk po ndalet me ‘dissa’.

“Po eci” mbanë titullin kënga e re e Unikkatilit e cila nuk u prit fare mirë nga reperi gjilanas.

Fero ‘shpërtheu’ në akuza e ofendime ndaj Viktorit, i cili ia ktheu më pas ofendimet në një koncert.

Fero së fundi në një ‘live’ bashkë me Kozakun, ka treguar shumë detaje të cilat nuk ishin të dëgjuara më parë.

Sipas reperit ishte Mozzik ai i cili e ka “futur” në telashe me reperët të cilët Fero nuk ka raporte të mira.

Ai ka përmendur emrin e Noizyt, Gjikos dhe Semit dhe ka rrëfyer edhe për mesazhin që Noizy i ka dërguar Mozzikut duke e sharë.

Në video Fero i’u kërkon falje reperëve, dhe kur u pyet nga Kozaku se pse Mozziku u largua nga kompania e Met Elshanit, ai ka habitur me përgjigjen e tij ku është shprehur: Sepse është tradhtarë.

Ndryshe, Fero tashmë është rikthyer në On Records./SHQIP.com