Rozë

Fermerët nën ethe deri të premtën, ja kush u skualifikua nga loja

Një tjetër televotim është hapur për ditën e premte, kur edhe do të jetë spektakli i radhës.

Përveç Xhesikës e cila ka hajmalinë dhe ka imunitet, të gjithë fermerët e tjerë shkuan automatikisht në televotim.

Pyetja për të gjithë ata që duan të votojnë, është se kë duan të shpëtojnë.

Dy më pak të votuarit, sipas Agait, do të shkojnë në një sfidë përballë njëri-tjetrit, e cila do të vendos edhe se kush do të largohet dhe kush do të qëndrojë.

Ndërkohë, Egzon Berisha u eliminua mbremjen e së hënës “Ferma VIP”.

Ai u shpreh se do ta marrë malli shumë për fermerët, pasi është lidhur shumë me ta.

“Unë shkova t’a provoja si eksperiencë, por jam lidh shumë me gjithë fermerët. Për besë nuk ka snjë fermë që nuk më pëlqen. Kështu jam dhe në jetë. Nuk do bëja asgjë ndryshe. Jam pak i mërzitur sepse do më mungojnë shumë fermerët”, u shpreh Egzoni.

Fermerët nga ferma e përshëndetën Egzonin, ku Albano me batuta u shpreh se nëse fiton do t’i mbaj lekët për vete.

/Shqip.com