Sport Shqiptar

Federata e Xhudos e Kosovës licencohet nga MKRS-ja

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka nënshkruar dje Licencën për Federatën e Xhudos e Kosovës, sipas udhëzimit të ri administrativ për licencimin e federatave.

Komisioni vlerësues për Licencim të Federatave Sportive kishte lëshuar rekomandimin pozitiv për federatën e xhudos në kuadër të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ministri Çeku i ka dorëzuar zyrtarisht licencën për ushtrimin e veprimtarisë kryetarit të Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka.

Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e Federatës së Xhudos së Kosovës.

/Shqip.com