Sport Shqiptar

FC Prishtina e befason kapitenin Gledi Mici

Kapiteni i FC Prishtinës, Gledi Mici, i ka zhvilluar 100 ndeshje me ekipin “bardhekaltër”.

Skuadra kryeqytetase ditën e sotme e ka surprizuar duke ia bërë dhuratë një fanellë me numrin 100, shkruan faqja zyrtare e FC Prishtinës, përcjell Shqip.com.

Mici që aktivizohet si mbrojtës i majtë, që nga vera e vitit 2020 është pjesë e Prishtinës.

Ai me ekipin tonë e ka fituar titullin kampion dhe trofeun e Superkupës së Kosovës.

Mici në të kaluarën ka bërë karrierë edhe në Shqipëri e Maqedoni të Veriut.

/Shqip.com