Sport Shqiptar

FBK ndalon udhëtimin e tifozëve mysafirë në ndeshjet e Superligës

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës ka vendosur që ndeshjet në pjesën e mbetur të Superligës të luhen pa tifozë mysafir.

Sipas FBK-s incidentet e fundit me tifozë kanë shtyrë të merret një vendim i tillë.

“Bordi i FBK-së ka qenë i detyruar të marrë një vendim të tillë, duke u bazuar në disa nga ngjarjet e fundit që kanë ndodhur me tifozët në ndeshjet e basketbollit dhe për të evituar probleme edhe më të mëdha në të ardhmen, atëherë Bordi ka vendosur të ndërmarrë masa në këtë drejtim”, thuhet në njoftim.

Së fundmi pati disa probleme gjatë ndeshjes ndërmjet Vëllaznimit dhe Trepçës, ku “Kuqëezinjët e Jakovës” në palestër djegën flamurin serb.

/Shqip.com