Fazliu e arta e radhës e Kosovës
Publikuar:
(28.10.2022 18:47:16)

Xhudo po vazhdon ta përfaqësoj Kosovën në mënyrën më të mirë.
Xhudistet kosovare edhe një herë kanë arritur majat e këtij sporti, duke marr medalje në kampionatin Evropian U23.
Laura Fazliu arriti që të ngjitet në podium, duke u stolisur me medaljen e artë.
Suksesi i saj erdhi pasi kaloi pesë raunde, duke mposhtur në finale gjermanen Annabelle Winzig.
Raundin e parë xhudistja kosovare e kaloi pa luftë, kurse më pas mposhti Vasilausaites dhe Favorinin për të arritur në gjysmëfinale, aty ku mposhti italianen Brigitta.
Kjo është medalja e katërt e artë në karrierën e saj.
/Shqip.com