Rozë

Fatmir Spahiu kujton aktorin e ndjerë Adem Mikullovci në njëvjetorin e vdekjes

Fatmir Spahiu dhe Adem Mikullovci

Aktori i njohur shqiptar, Adem Mikullovci ka bërë sot një vit që ka ndërruar jetë.

Figura e aktorit dhe veprimtaria e tij e kujtuan atë duke shkruar për veprat e tij.

E një gjë të tillë e ka bërë edhe aktori dhe kolegu i tij, Fatmir Spahiu-Bufi në një postim në Instagram.

Spahiu të cilin e kemi parë përkrah Mikullovcit në serialin “Kafeneja jonë”, tha se aktori i ndjerë do të kujtohet gjithmonë si aktor të madhe.

“U bë një vit nga vdekja e axhës Adem, aktorit të madh dhe kolegut të dashur e të afërt, do të kujtohesh gjithmonë”, ka shkruar aktori.

Adem Mikullovci ka lindur në Vushtrri në dhjetor të vitit 1937. Ai numëron role të shumta si në teatër ashtu edhe në filma e komedi.

Krahas një bagazhit të pasur artistik që la pas vetës, Mikullovci, një kohë iu përkushtua edhe politikës si deputet në Kuvendin e Kosovës.

Aktori i madh vdiq më 15 shtator të vitit 2020./SHQIP.com