Lajme

Familjari i gruas së vrarë në QKUK: Policia e dinte për mosmarrëveshjen

Foto nga Kosovapress

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në oborrin e QKUK-së. Një grua ka vdekur pasi është vrarë nga ana e një burri.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe burri i motrës së gruas së vrarë.

Regjep Brahimi ka deklaruar se për mosmarrëveshjen midis burrit dhe gruas së vrarë edhe Policia e Kosovës e dinte për mosmarrëveshje.

Më tutje Brahimi ka thënë se çifiti kanë qenë të martuar 4 muaj por që për shkak të mosmarrëveshjeve janë ndarë.

“Ka qenë e martuar në Godancë, ka qenë e martuar rreth 4 muaj, ka pasur mosmarrëveshje, polica e dinte për mosmarrëveshjen”, tha ai për Kosovapress.

Lidhur me këtë nesër në Prishtinë, pritet të organizohet protestë.

Kjo protestë, organizohet nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist dhe nis nga ora 16:00.

Protesta organizohet në Sheshin Zahir Pajaziti. Lidhur më këtë ngjarje për Shqip.com nga Policia e Kosovës kanë dhënë detaje lidhur me rastin.

“Rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë, në oborrin e QKUK-së në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen  e viktimës, femër, rreth 35 vjeç. Mbështetur në informacionet e para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vrasje”, ka thënë Flora Ahmeti për Shqip.com.

Po ashtu Ahmeti ka bërë të ditur se aktualisht policia në koordinim me prokurorin e  shtetit ka nisur një hetim  dhe  po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim  sqarimin e plotë të ngjarjes.

/Shqip.com