Lajme

Familja Lushtaku dhe ajo Berisha kanë pasur edhe më parë konflikt fizik- IPK nuk jep infomacione

Ish-nënkryetari i Komunës së Skenderaj, Nuredin Lushtaku

Familjet Lushtaku dhe ajo Berisha kanë pasur edhe më parë konflikt, para rastit të 2 korrikut.

Burime të afërta me familjen Lushtaku kanë bërë të ditur se Kemajli, vëllai i ish-nënkryetarit të Skenderajt, Nuredin Lushtaku, ka pasur një përleshje me policin, Enver Berisha.

Sipas të njëjtit burim ngjarja ka ndodhur në sheshin e kësaj komune.

“Ky polici ka pasur problem para sheshit me vllaun e Nurës, Kemalin”, ka deklaruar ai.

Për ta konfirmuar ketë përleshje dhe lidhur me motivet, Shqip.com ka kërkuar përgjigje nga Inspektoriati Policor i Kosovës, por të njëjtit kanë hezituar të japin përgjigje.

“Duke ju referuar kërkesës suaj ju njoftojmë se bazuar në legjislacionin në fuqi (ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale) dhe natyrën konfidenciale e informacioneve në bazën e të dhënave në IPK, nuk mund t’ju ofrohen këto të dhëna specifike”, thuhet në përgjigjen e tyre.

SHQIP.com ka kontaktuar edhe me Arbinot Berisha, djalin e policit Enver Berisha tha se babi i tij është sulmuar në mënyrë tinzare.

“Familjen në fjalë nuk e njohim ne dhe duam ta njohim për këtë çështje janë institucionet e sigurisë. Babi im është sulmuar në mënyrë tinëzarë”.

Lexo edhe:
Flet djali i policit të lënduar në përplasje me Lushtakët: Nuk e njohim as atë as familjen e tij

I pyetur në lidhje se këto dy familja a kanë pasur konflikt edhe në të kaluarën ai ka hezituar të jap një përgjigje.

“Unë flasë vetëm për rastin e të shtunës mbrëmë, sa i përket rasteve tjera janë Policia e Kosovës dhe unë nuk kam çfarë të theme më shumë”, ka shtuar ai.

Ndryshe, Gjykata ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë për caktimin e masës së paraburgimit për Nuredin Lushtakun dhe dy vëllezërit e tij Arif dhe Faton Lushtakun për një muaj.

Lexo edhe:
Nuredin Lushtakut dhe të tjerëve u është caktuar masa e paraburgimit prej 30-të ditëve

Prokurorja e Shtetit, Fetije Bajrami ka vlerësuar që nëse të dyshuarit lirohen do të ekzistonte mundësia e ndikimit tek dëshmitarët dhe shkatërrimi i provave.

Tutje, prokurorja ka kërkuar që të identifikohen edhe dy shoqëruesit që ishin bashkë në automjet me Arbër Lushtakun.

Kujtojmë se në seancën e prokurorisë është thënë se policët Enver Berisha dhe Mergim Geci kanë gjobitur Arbër Lushtakun për mospërdorim të rripit të sigurisë.

Sipas prokurorisë, ai më pas kishte thirrur në telefon babain e tij, Nuredin Lushtakun, i cili kishte ardhur me veturë me vëllezërit e tij Faton dhe Arif Lushtakun.

Lexo edhe:
Lushtaku: Rrethanat e këtij rasti i konsideroj të montuara kundër meje dhe familjes time

Kurse, Nuredin Lushtaku ka thënë se të gjitha këto janë të montuara kundër familjes së tij./Shqip.com