Familja e Ronaldos nuk po mund të ambientohet në Arabinë Saudite

Georgina Rodriguez, partnerja e Cristiano Ronaldos, së fundmi ka dhënë një intervistë në të cilën ka treguar se ardhja e tyre në Arabinë Saudite sjell disa vështirësi.
Para së gjithash, të përshtaten me mjedisin e ri, ndërkohë që edhe fëmijët e tyre kishin probleme në shkollë dhe përjetonin dhunë fizike.
“Ka momente në shkollë kur fëmijët i godasin, dhe ata nuk mbrohen dhe i kundërpërgjigjen. Një ditë tjetër, një nga fëmijët e mi erdhi në shtëpi dhe filloi të qajë”, tha ajo në një deklaratë për kanalin Shannan “Telemundo”.
“E pyeta se çfarë ndodhi dhe mora përgjigjen “Më goditi një fëmijë”. Unë i thashë: “A nuk di të mbrohesh?”, shtoi Georgina.
Cristiano Ronaldo u transferua te klubi arab Al Nassr në fillim të këtij viti.
38-vjeçari u largua nga Manchester United pas deklaratave në të cilat akuzonte klubin anglez për tradhti.
/Shqip.com