Lajme

Rama zbulon detaje: Çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e jashtëzakonshme

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e martë në Kryesinë e Kuvendit grupin parlamentar të Partisë Socialiste, pjesë e së cilës do të jetë ai vetë si edhe ministrat e kabinetit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ditën e sotme kreu i qeverisë është shprehur se pjesë e diskutimit do të jenë tema si qeverisja, ligji, korrupsioni, por edhe një nismë e re kombëtare për Shqipërinë e vitit 2030.

Rama zbuloi po ashtu se do të ketë një adresim për Grupin Parlamentar të socialistëve dhe Kabinetin Qeveritar.

“NESËR 10:00 Live TV: PARTIA SOCIALISTE Qeverisja Ligji Korrupsionidhe një Nismë e Re Kombëtare për SHQIPËRINË 2030
Adresim për Grupin Parlamentar dhe Kabinetin Qeveritar”, shkroi Rama.

/Shqip.com