Rozë

Ermiona nuk merr pjesë në “dasmën” e Bledit dhe Nitës

Sot për nder të 15-vjetorit të Pavarsisë së Kosovës, “Vëllai i Madh” ka organizuar një dasëm kosovare brenda shtëpisë së Big Brother Vip Albania.

Çifti i kësaj dasme ishin Bledi Mane dhe Nita Latifi të cilët shkëmbyen edhe puthjen e tyre.

Por, ajo që ra në sy ishte Ermiona e cila nuk qëndroi larg ambientit ku mbahej dasma.

Teksa të gjithë banorët po vallëzonin e këndonin, Ermiona është parë të qëndroj e ulur në tarracë teksa po i vëzhgonte nga larg.

Kujtojmë se edhe në kohën kur banorët po përgatitëshin për dasmën, Ermionës nuk i ka pëlqyer fustani i saj duke  thënë se i zgjodhën një fustan të shëmtuar me e të cilin nuk do ta veshë.

/Shqip.com