Rozë

Ermiona nervozohet me Luizin

Ermiona nuk e fshehu kurrë mbështetjen dhe simpatinë kundrejt Luiz Ejllit brenda dhe jashtë shtëpisë.

Dyshja dhuroi momente shumë të bukura dhe meme që kujtohen ende sot.

Pas përfundimit të spektaklit,dyshja nuk janë parë bashkë,por askush nuk e vuri re duke menduar se Ermiona jeton në Itali.

Por ndryshe qënka situata.

Jona ka reaguar në një live TikTok ku flet edhe për fituesin,i cili sipas saj nuk i kthen as mesazh.

“Luizi s’kthen as mesazh.I çon mesazh urimi, Luizi bën sikur është në autobuz. Ça ka Luizi, po Luizi ça ka?Po ktej do vish o Luizi, ke shpia vjehrrës dhe vjehrrit do vish ndonjëherë atje në Verona, do mërzitesh dhe ktej do e sjellësh kokën”.

/Shqip.com