Rozë

Ermiona komenton të qeshurën e saj interesante

Banorja e Big Brother Vip Albania, Ermiona është komentuar shpesh nga publiku për të qeshurën e saj interesante.

Por, lidhur me këtë edhe vetë Ermiona ka filluar komentet.

“E qeshur e gomarit ç’është kjo e qeshur kështu pa finesë fare”, e përshkroi Ermiona të qeshurën e saj.

Madje, Ermiona tregon se edhe nëna e saj i ka thënë që ta ndërroj atë.

“Edhe mamaja ime me ka thënë, ç’ke që qeshë kështu, ndërro të qeshurën. I kam thënë të ndërroj karakterin, si të ndërroj të qeshurën? Pastaj ajo ma ktheu, qesh si kamionist tha”

Ndërsa, Luizi ia kthen se të qeshurën e ka shumë mirë

“Jo, jo të qeshurën e ke shumë mirë se përderisa na bën edhe neve për të qeshur është gjë e mirë kjo”, i tha Luizi.

/Shqip.com