Rozë

Ermiona “godet” me deklaratën për Kiarën

Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, kanë ndodhur një sërë situatash.

Luizi dje e ka lexuar zarfin e zi, në të cilin “Vëllai i Madh” kishte marrë një vendim, ku banorja, Ermiona është eliminuar nga BBVA.

Pas daljes, ajo ka bërë një reagim në rrjetet sociale, duke shprehur ndjesitë e saj për rrugëtimin dhe ngjarjet e krijuara brenda shtëpisë.

Lekbello i kërkoi ndjesë edhe adhuruesve të saj, për shkak se doli nga “BBV”, duke u shprehur që nuk mund të qëndronte më me hienat.

Sipas Ermionës në këtë grup nuk bënin pjesë vetëm Luizi, Kristi dhe Keisi, ndërsa pjesa tjetër përfshirë edhe Kiarën i cilësoi hiena.

Teksa falënderon Luizin pasi i qëndroi pranë deri në fund, ajo shprehet se ai u mundua që ta binde që ajo të qëndronte, por ajo shprehu dëshirën të largohej. Ajo i cilëson të gjithë banorët si hijena, përveç Kristit dhe Keisit të cilët tha i don fort.

/Shqip.com