Rozë

Ermali: Gjithmonë përulem para vlerave të UÇK-së

Këngëtarja, Ermal Fejzullahu,

Kryenegociatori i delegacionit kosovar, Besnik Bislimi, ka deklaruar se në takimin trepalësh me Serbinë dhe Bashkimin Evropian, janë dakorduar që t’i hapin arkivat shtetërore lidhur me UÇK-në.

E në lidhje më këtë ka pasur reagime të shumta të cilët kanë dedikuar statuse UÇK-së.

Së fundi një gjë të tillë ka vendosur që ta bëjë edhe këngëtari, Ermal Fejzullahu në llogarinë e tij në Instagram.

Ai ndau me ndjekësit në InstaStory një imazh të stemës së UÇK-së, ndërsa shkroi në përshkrimin e saj se do të jemi gjithmonë të përulur ndaj sakrificave të tyre.

“Gjithmonë përulemi para vlerave tuaja”, ka shkruar Ermali në mbishkrimin e fotografisë.

E në lidhje më këtë ka pasur reagime edhe nga Mozzik, i cili ka thënë se dikush që ka fije të shqiptarit nuk mund ta ofendojë luftën e UÇK-së

“Veç edhe ni rrajë t’pastë metë e fijës të shqiptarit nuk mundesh të mendosh gabim a po ofendosh luftën e shenjtë të UÇK-së po besa dikujt e dikujt nuk i ka mbetë as një fije”, ka shkruar ai./SHQIP.com