Ermal Krasniqi kërkohet edhe nga kjo skuadër në Serie A
Publikuar:
(29.03.2023 16:09:29)

Mesfushori nga Kosova, Ermal Krasniqi, po kërkohet nga skuadra italiane Sassuolo.
Lajmi konfirmohet nga gazeta italiane “Tuttosport”, shkruan Shqip.com.
Ish-futbollisti i Ballkanit, Ermal Krasniqi është bërë objektiv i klubeve evropiane pas paraqitjeve brilante me skuadrën nga Suhareka Ballkanin në pjesën e parë të sezonit dhe më pas me CFR Cluj në muajt e fundit.
Më parë është raportuar se për 24-vjeçarin kanë shfaqur interes edhe Fiorentina, Lazio, Udinese, Torino e Mallorca.
Krasniqi nuk u ftua nga përzgjedhësi I Kosovës Alain Giresse për ndeshjet e marsit me Përfaqësuesen e Kosovës.
/Shqip.com