Rozë

Erjola lë shtëpinë, dy banorë shkojnë në votim kokë më kokë

Erjola Doçi u eliminua dy javë përpara finales së madhe, pas një nominimi të hapur brenda natës.

Ajo nuk kishte biletë fati, kështu që nuk kishte asnjë mundësi për rikthim.

E buzëqeshur ka mbërritur më pas në studio, ajo shprehu kënaqësinë për të gjitha momentet që ka kaluar brenda shtëpisë.

Ndërkohë, Julin dhe Meritonin, të cilët bashkë me Romeon fituan sfidën me kafenë, i priste një përparësi.

Dy lojtarët, do të jenë në televotim kokë më kokë, ku njëri prej tyre do të jetë finalisiti i dytë.

Të martën njëri prej banorëve të këtij edicioni të Big Brother VIP do të presë përfundimisht biletën për në finale.

Pasi iu komunikua vendimi i Vëllait të Madh, Meritoni dhe Juli e kanë pritur me pozitivitet këtë vendim.

Që të dy shprehën vlerësimin për kohën që kanë kaluar brenda shtëpisë.

Më pas ky vendim iu njoftua edhe banorëve të tjerë që ndodheshin në living.

Deri më tani është shpallur finalist vetëm Romeo, ndërkohë të martën do të merret vesh se cilin prej tyre do të shohë publiku në finale.

/Shqip.com