Sport Ndërkombëtar

Lionel Mesi dhe Cristiano Ronaldo bashkë në skuadrën amerikane ?

Merkatoja e kësaj vere pritet të shpërthejë me transferime të bujshme, ashtu siç ishte ajo e Mbappe te Real Madrid.

Tashmë vjen edhe një tjetër thashethem, i cili nuk është konkret, por sigurisht ka filluar të krijojë zhurmë në botën e futbollit.

Ron Duprat, një personazh i njohur televiziv, ka lëshuar një deklaratë “bombë” në lidhje me merkaton e futbollit.

Sipas tij, Interi Miami dëshiron të nënshkruajë me Cristiano Ronaldon dhe ta bëjë shok skuadre me Leo Messi për herë të parë në karrierën e tyre.

Thashetheme vijnë gjithashtu nga Arabia Saudite, ku raportohet investitorët e përfshirë me klubin amerikan të Inter Miami, janë të gatshëm të paguajnë çdo shifër të mundshme për të bërë realitet këtë gjë.

/Shqip.com