Lajme

Meloni nga Shëngjini: Qendrat e emigrantëve hapen në 1 gusht. Koha të lëmë gjithçka pas krahëve!

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni u shpreh nga Shëngjini, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me Edi Ramën, se qendra e refugjatëve do të jetë gati në 12 gusht. Duke iu referuar akuzave të gazetarëve të RAI3, Meloni tha se është koha për të lënë gjithçka pas krahëve. Shefja e qeverisë italiane tha gjithashtu se kjo marrëveshje hap një fazë e re për menaxhimin e fluksit emigrator.

Georgia Meloni: Do të ketë edhe një zonë ku do të mbahen emigrantë, ‘të burgosur’, nëse do të kryhen vepra penale. Siguria do të garantohet nga autoritet italiane. Do të jetë e hapur që nga 1 gusht 2024. Ka pasur komente edhe për kohën e ngritjes së strukturës. Na kanë akuzuar që po ngrinim një qendër si Guantanamo, pastaj na kritikuan për vonesa. Jam e bindur që gjërat do të funksionojmë. Është hapur një fazë e re për menaxhimin e fluksit emigrator. Mund të shërbejë edhe për vende të tjera. Duam të lëmë gjithçka pas krahëve dhe t’u themi që do e realizojmë me sukses. Vonesa prej 2 muajsh është prej terrenit disi të vështirë në Gjadër, por këto qendra do të shërbejnë për problemin që vijon që prej ’91. Nga vendet të quajtura të sigurta, kanë mbërritur në Itali 11 mijë persona. Gjysma prej tyre janë subjekte vulnerabël.

Një garë për sa i përket shpenzimeve të transportit, që arrin 13.5 milionë euro, edhe për sa i përket situatës në Detin e Kuq apo Mesdhe do të shohim mundësinë e trajtimit të këtyre emigrantëve. Jemi të bindur se këto shpenzime nuk duhet të konsiderohen si shpenzime shtesë, sepse edhe në Itali do të kishte kosto. Mund të jetë një mjet i fuqishëm për të penguar emigrantët që të mbërrijnë në brigjet tona. Mund të jetë një instrument për të luftuar trafikun e qenieve njerëzore. Këtë vit, kemi arritur edhe një ulje prej 60% të emigrantëve të paligjshëm, për rrjedhojë edhe kostot janë ulur. Me kapacitetin e këtyre qendrave, ne në Itali do të kursejmë rreth 136 milionë euro. Jemi mjaft të kënaqur, dua të falënderoj të gjithë ata që e bënë të mundur të gjithë këtë.

/Shqip.com