Eriksen – në radarin e dy skuadrave

Fusha e gjelbër i mungoi gjatë, por tashmë kjo ka mbetur pjesë e të kaluarës.
Ai po e shijon futbollin përsëri.
Christian Eriksen ka shënuar një gol dhe ka regjistruar një asistim – në katër ndeshje të zhvilluar me Brentfordin në këtë sezon – në Premierligë.

Këto paraqitje të mesfushorit danez – kanë tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave të mëdha.
Sipas Daily Mail, Tottenham Hottspur dhe Manchester United janë duke e monitoruar situatën e futbollistit.
Fakti që në fund të sezonit, ai do jetë futbollist me parametra zero e bën edhe më të dëshirueshëm për skuadrat tjera.

30 vjeçari – së fundmi është ftuar edhe nga kombëtarja e Danimarkës për herë të parë qysh nga “Euro 2020” kur kishte pësuar sulm kardiak.
Së fundmi ai ishte pjesë e Interit, skuadër me të cilën i ndau rrugët me marrëveshje të dyanshme për shkak se në Itali rregullorja nuk e lejon që të luhet me defilbrator kardiak./Shqip.com