Rozë

Eni Koçi reagon për protestën: Jam e lumtur që e gjithë Shqipëria i thotë jo këtij projekti

Eni Koçi reagon për protestën kundër Vuçiqit në Tiranë

Një numër i madh i protestuesve janë mbledhur sot në Tiranë për të kundërshtuar ardhjen e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, në Shqipëri dhe iniciativën rajonale ‘Open Ballkan’.

Ish-kryeministri shqiptar, Sali Berisha, ka thirrur mbështetësit në protestë para Kryeministrisë, pasi sipas tij, ardhja e Vuçiqit është “kërcënim për interesat e vendit tonë”.

Në mesin e shumë reagimeve për këtë protestë, nuk kanë munguar as ato nga fytyrat publike, ku përveç Stresit një koment së fundmi e bëri edhe këngëtarja Eni Koçi.

Ajo ka shpërndarë një fotografi nga protesta, teksa është shprehur e lumtur që “e gjithë Shqipëria i ka thënë jo këtij projekti”.

“Krenare. Kundër ‘Ballkanit të hapur’. Jam e lumtur që sot e gjithë Shqipëria i thotë jo këtij projekti. Sot, i gjithë populli shqiptar po refuzon masivisht këtë projekt”.

“Serbia dhe të tilla marrëveshjesh nuk do të pranohen kurrë nga ne”, është shprehur më tej 25-vjeçarja.

Ndërkaq, reperi Stresi vetëm pak më parë publikoi një video duke e djegur flamurin e Serbisë./SHQIP.com