Eminem bëhet shitës i pastave në restaurantin e tij
![](https://shqip.com/app/uploads/2021/10/Eminem.jpg)
Reperi i njohur amerikan, Eminem sapo ka hapur restaurantin e tij më të ri “Spageti i mamit”, në Detroit.
Në ditën e hapjes së restaurantit, ai ka vendosur që t’i befasojë klientët duke ju shërbyer.
Meqenëse vendi i ri i pastave në vendlindjen e tij ka vende të kufizuara, klientëve u kërkohet të bëjnë porosi në dritaren e hapjes, ku ata mund të zgjedhin artikuj si një kuti “Spageti i mamit” (me ose pa qofte) ose një ” S ” sanduiç geti.
![](https://shqip.com/app/uploads/2021/10/Eminem-1-1024x683.jpg)
Vizitorët e uritur u përshëndetën nga vetë reperi, i cili pozoi për selfie me fansat dhe u dorëzoi porositë e tyre, shkruan Daily Mail.
“Kjo ka qenë ëndrra ime gjatë gjithë jetës sime”, tha një fans për Detroit.
Fotografitë nga hapja treguan turma të rreshtuara jashtë, të cilët prisnin në radhë për të marrë ushqimin./SHQIP.com