Elvana Gjata i dedikon këngë ish të dashurit?
Publikuar:
(23.02.2022 13:51:09)
Një bashkëpunim tjetër është gati.
Bëhet fjalë për projektin në mes të Elvana Gjatës dhe Bardhit, por që pjesë është edhe DJ Gimi.
Kënga mbanë emrin ”Ex” dhe pritet të publikohet në mesnatë të së enjtes.
Ky projekt tashmë vetëm është bërë viral dhe promoja e tij është dëgjuar kudo.
Fansa të shumtë janë duke aluduar që kënga është dedikim për ish të dashurin e saj.
“A po të dhemb zemra tash që po me sheh me tjetër kënd?”, është pjesa që këndohet nga këngëtarja e që tashmë është bërë virale në rrjet./SHQIP.com