Rozë

Elvana Gjata dhe Dhurata Dora synojnë Eurovision-in?

Artistet shqiptare Elvana Gjata dhe Dhurata Dora sollën bashkëpunimin e tyre të parë në verë të titulluar “Gajde”, i cili u dëgjua mjaft nga publiku.

Ndërkaq, përflitet se do të bashkohen sërish për një bashkëpunim të ri, kësaj radhe për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision 2023.

Kjo erdhi pasi një faqja “Eurovision Kosovo”, përmes një postimi shkruan se: “Jo zyrtarisht mësohet se Elvana dhe Dhurata kanë pranuar të jenë pjesë e FEST61 pasi RTSH-ja ka vendosur që për herë të parë kënga fituese e Festivalit të Këngës të zgjidhet edhe përmes televotimit.”

Ndërkaq asnjëra nga ato të dyja nuk kanë dhënë detaje dhe as nuk kanë reaguar.

/Shqip.com