Sport Ndërkombëtar

“El Tigre” shënon golin e parë pas tetë viteve në La Liga

Sulmuesi kolumbian shënon gol në debutim me Rayo Vallecano

“El Tigre” u paraqit në La Liga pas tetë viteve dhe ka bërë një rikthim të ëndrrave.

Radamel Falcao ka shënuar golin e tij të parë me fanelën e Rayo Vallecano në fitoren e sotme që shënuan ndaj Getafes, shkruan Shqip.com.

Edhe pse ndeshjen e nisi nga banka rezervë, ai arriti që të shënonte gol në minutën e 81-të duke e vulosur fitoren 3-0 të Vallecanos

Sulmuesi kolumbian erdhi në Spanjë si transfer i lirë pasi me Galasatarayn me marrëveshje të dy anshme u pajtuan për shkëputjen e kontratës.

35 vjeçari ka zgjedhur që këtë sezonë ta bartë numrin 3, pasi sipas tij të njëjtën numër e kishte bartur babai i tij sa ishte futbollist.

Pas kësaj fitore, Ray Vallecano gjendet në pozitën e shtatë në futbollin elitar spanjoll me shtatë pikë pas pesë ndeshjeve./Shqip.com.

Goli i shënuar nga Falcao