Sport Ndërkombëtar

“El Clasico” u takon mbretërve

Real Madridi ka fituar përballjen e madhe me kundërshtarin e përbetuar, Barcelonën.

Goli i parë në ndeshje u shënua nga Christensen i Barçës në minutën e 6-të, por gëzimi zgjati pak kohë pasi madrilenët barazuan me penaltinë e akorduar nga Junior.

Golin e tretë të ndeshjes e realizoi Lopez në minutën e 69-të, kurse Reali e barazoi në minutën e 73-të nga Vazquez.

Kur u prit që dy ekipet të shkonin në lojën shtesë ishte Bellingham që shënoi në minutën e 91-të, duke bërë që “El Clasico” të fitohej nga ekipi mbretëror.

/Shqip.com