Lajme

Reagon Kurti: Qeveria e hapur për adresimin e shqetësimeve të mediave

Kryeministri Albin Kurti ka shkruar për lirinë e medias në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit pas një raporti negativ për lirinë e medias në Kosovë.

Në një postim në X, ai thotë se Qeveria është e hapur dhe e gatshme për adresimin e shqetësimeve të medias.

“Në këtë Ditë Botërore të Lirisë së Shtypit, ne duam të pranojmë përpjekjen që duhet për të ndriçuar të vërtetën në një kohë dezinformimi të madh dhe të përdorur si armë. Qeveria jonë është e hapur dhe e gatshme të adresojë shqetësimet e medias dhe të punojë drejt një peizazhi më transparent dhe pluralist”, ka shkruar ai.

/Shqip.com