Sport Shqiptar

Ekipi i skitarëve të Kosovës po përgatitet në Itali

Ekipi i skitarëve të Kosovës po përgatitet në Kronplatz të Italisë.

Këto përgatitje po bëhen para garave të Festivalit Olimpik Evropian Dimëror për të Rinj (EYOF) “Friuli, Venezia, Giulia 2023”, që prej 21-28 janar 2023 mbahet në Itali.

Shpenzimet e përgatitjeve po mbulohen nga Komiteti Olimpik i Kosovës.

Në përgatitje po marrin pjesë garuesit, Lirika Deva, Engji Sefaj dhe Klos Vokshi, së bashku me trajnerët Kushtrim Deva dhe Ernest Sefaj.

/Shqip.com