Art Jetese

Efektet negative që sjellin ilaçet për të ndihmuar me pagjumësinë

Ilaçet e gjumit ofrojnë një ndihmë të shpejtë dhe kanë efekt hipnoze dhe qetësuese.

Shumë njerëz kalojnë netë pa gjumë, të shqetësuar për orët që kalojnë ngadalë.

Pagjumësia mund të qojë në depresion, stres si dhe ankth.

Por, pagjumësia mund të shkaktohet edhe nga disa medikamente, sidomos ato kundër dhimbjeve, ilaçet e zemrës dhe të tensionit të gjakut e të tjerë.

Këto ilaçe nxisin nevojën për të urinuar dhe ankthin.

Kura bimore kundër pagjumësisë ka shumë, por jo të gjitha funksionojnë.

Ilaçet e gjumit ofrojnë një ndihmë të shpejtë dhe kanë efekt hipnoze dhe qetësuese.

Pavarësisht se me të marrë këtë ilaç, gjumi mund të duket i garantuar, duhet të dini se ilaçet shkaktojnë varësi , trullosje, dhe dëmtojnë sistemin qendror nervor.

Po ashtu ilaçet mund të shkaktojnë edhe vështirësi në përqendrim dhe probleme me kujtesën, dhimbje stomaku, dobësi si dhe ngadalësim të frymëmarrjes.